Dalin fanellat e reja të Man. United, De Gea do kërkojë direkt largimin

Futboll

Dalin fanellat e reja të Man. United, De Gea do kërkojë direkt largimin

Më: 10 maj 2019 Në ora: 15:55
David de Gea

Ashtu si në çdo klub, edhe tek Manchester United kanë punuar për të sjellë një paraqitje ndryshe për skuadrën që do zbresë në fushë, gjatë sezonin 2019-202.

“Footy Headlines” ka publikuar pak kohë më parë fanellën e parë të “Djajve të Kuq”. Tërësisht e kuqe, me jakë rrethore dhe me një shirit të zi rreth qafës, asgjë më tepër. E thjeshtë, por e bukur me një të kuqe të errët.

Gjithsesi fanella e portierëve lë shumë për të dëshiruar. E bazuar tek ngjyra mavi, e kombinuar me disa efekte që herë duken si vargmale e herë të tjera pa kuptim. 

Një fanellë e shpifur në shijet e tifozëve, që kanë filluar të aludojnë se sapo të shohë këtë fanellë David de Gea do të kërkojë menjëherë të largohet nga Manchester United. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat