Finalja në Baku, qesharake – çfarë hanë për mëngjes ata që marrin vendime të tilla?

Futboll

Finalja në Baku, qesharake – çfarë hanë për mëngjes ata që marrin vendime të tilla?

Më: 10 maj 2019 Në ora: 17:47
Jurgen Klopp

Klopp mendon se është qesharake që finalja e Europa League do të zhvillohet në Baku, aty ku do të përballen Arsenali me Chelsean. Derisa mendon se Madridi është vend i mirë për finalen e Champions League mes Liverpoolit e Tottenhamit.

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, arrin gjithmonë të krijojë lajm nëpërmjet deklaratave të tij që janë të drejtpërdrejta dhe pa doreza.

Numri një “Redsave”, që do të luajë në finalen e Champions Leagues oër herë të dytë me radhë, pas e eliminoi Barcelonën, mendon se vendimi që finalja e Europa League të luhet në Baku, është shumë qesharak.

Edhe pse Madridi, sipas tij, është i shtrenjtë, e kupton vendimin e UEFA-s, por pse në Baku?

“Mendoj se Madridi është i shtrenjtë, por të paktën nuk duhet të shkosh në anën tjetër të botës. Të shkosh në Baku për finalen e Europa Leagues është shumë qesharake. Këta djem që marrin vendime të tilla, nuk e di çfarë hanë për mëngjes?”, u shpreh Klopp.

“Vitin e kaluar ishim në Kiev, një qytet i mrekullueshëm, por për një ekip në pjesën tjetër të botës nuk është destinacion i pëlqyeshëm”.

“Madridi është i përgatitur për festën që do të bëhet atje, por Baku? Nuk kam asnjë ide si shkohet atje, apo nëse ka një linje të rregullt fluturimesh. Këta vendime duhet të jenë më të arsyeshme, më duken të paarsyeshme”, shtoi mes tjerash Klopp.

Liverpooli në finale të Champions League do të ketë punë me Tottenhamin, kurse edhe në Europa League do të përballen dy ekipe angleze: Arsenal vs Chelsea.

Është hera e parë në histori që katër klube të një shteti përballen me njëra tjetrën në një sezon në finale të dy garave më të mëdha evropiane.

Përveç kësaj, edhe finalja e Superkupës së Evropës, që do të luhet në gusht, do të jetë krejtësisht angleze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat