Pikë shpresëdhënëse për Ballkanin! Baras në Prishtinë 

Futboll

Pikë shpresëdhënëse për Ballkanin! Baras në Prishtinë 

Nga: K. G. Më: 10 maj 2019 Në ora: 17:57
Pikë shpresëdhënëse për Ballkanin! Baras në Prishtinë 

Ballkani nga Theranda arkëtoi tri pikë shpresëdhënëse! Therandasit luftojnë që të ikin nga zona e barazhit, ku para shikuesve të vet arritën fitore të madhe me rezultat 1:0 në duel me Gjilanin, që ishte edhe ndeshje e skuadrave të rrezikuara. Mbrojtja e Gjilanit nuk ka qenë në nivelin e duhur në minutën e 55-të, ku më së miri e ka shfrytëzuar Blendi Baftiu i cili nga afërsia me kokë realizoi për fitoren e madhe në minutën e 55-të.  

Ballkani ngjitet në vend të shtatë me 39 pikë, kurse Gjilani mbetet në pozitën e dhjetë me 35 sosh. Në stadiumin “Xhemail Ibish” në Prishtinë, sfida mes Flamurtarit të Prishtinës dhe Drenicës nga Skenderaj, përfundoi pa fitues (0:0). Për Drenicën një pikë e madhe, po ashtu edhe për ‘flamurtarët’.  

Drenica është në pozitën e gjashtë me 39 pikë sa ka edhe Flamurtari në vendin e nëntë. Me një fjalë, katër skuadra janë me nga 39 pikë: Drenica, Ballkani, Trepça ’89 dhe Flamurtari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat