Pensionohet Yaya Toure, në moshën 35 vjeçare

Futboll

Pensionohet Yaya Toure, në moshën 35 vjeçare

Më: 10 maj 2019 Në ora: 17:58
Yaya Toure

Jaja Ture nga sot, do të varë këpucët në gozhdë duke qenë se i jep fund futbollit të luajtur pas një karriere të jashtëzakonshme ku me Barcelonën dhe me Mançester Sitin, ka arritur të fitojë gjithçka. Mesfushori nga Bregu i Fildishtë që së fundmi po luante në kampionatin grek me Olimpiakosin, tërhiqet në moshën 35-vjeçare. Lajmin e ka konfirmuar për mediat vetë menaxheri i futbollistit i cili shprehet se Ture po largohet si një kampion. Në karrierën e tij si futbollist, Ture ka fituar Ligën e Kampionëve, La Ligën, Premier Ligën, Botërorin e klubeve e të tjerë trofe të rëndësishëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat