“Do të na masakrojnë dhe paragjykojnë nëse nuk fitojmë”

Futboll

“Do të na masakrojnë dhe paragjykojnë nëse nuk fitojmë”

Më: 10 maj 2019 Në ora: 18:50
Manchester City

“E di se si është jeta dhe se si do të gjykohemi nëse do të humbasin garën për titullin në Premier League. Do të na copëtojnë dhe paragjykojnë. Ashtu sikurse ndodhi këtë javë në Champions League me humbësit”, u shpreh trajneri Pep Guardiola. Skuadra e Manchester City do të luajë në ndeshjen e javës së fundit ndaj Brighton, jashtë fushe, dhe i duhet të fitojë për të ruajtur vendin e parë dhe fituar titullin kampion.

“Nuk kemi alternativë tjetër veçse fitoren, për të evituar këtë masakrim dhe për të fituar titullin”, u shpreh trajneri spanjoll. “Do të shkojmë në Brighton për të fituar, duke menduar vetëm për veten tonë, ndeshjen tonë, pa menduar për asnjë situatë tjetër apo ndeshje tjetër. Kjo është situata dhe do të përpiqemi të bëjmë më të mirën për të arritur objektivin. Ose do të fitojmë ne dhe do të ngremë lart titullin, ose do të përgëzojmë Liverpool”, tha Guardiola.

Në fund, trajneri spanjoll bën një përmbledhje të sezonit. “Nuk më besohet që jemi në krye të renditjes, sidomos kur kujton se në një moment të kampionatit ishim 7 pikë pas Liverpool. Ky nuk është momenti për të thënë nëse kemi bërë një sezon të mirë apo jo. Kemi mundësinë për të qenë sërish kampionë nëse fitojmë ndeshjen tonë dhe kjo është ajo që duhet të bëjmë”, u shpreh Guardiola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat