Kjo është e ardhmja e David Luiz

Futboll

Kjo është e ardhmja e David Luiz

Më: 10 maj 2019 Në ora: 20:19
Chelsea

Chelsea nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare ka konfirmuar se David Luiz do qëndroj te Chelsea deri në vitin 2021.

Qëndrimi i mbrojtësit brazilian në ‘Stamford Bridge’ ishte në mëdyshje, pasi kontrata e tij skadonte në verë.

Përformancat e fundit të tij duket se kanë bindur drejtuesit e ‘Bluve’ që t’ia rinovonin kontratën.

Luiz nënshkroi me Chelsea në vitin 2010 nga Benfica, teksa ka fituar shumicën e trofeve me fanellën e kaltër.

32-vjeçari kaloi tre sezone te Parisi, para se të rikthehej sërish në Londër në vitin 2017 dhe tashmë aventura e tij zgjatet edhe për dy vite. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat