Aktori i njohur me deklaratë interesante për Shaqirin

Futboll

Aktori i njohur me deklaratë interesante për Shaqirin

Më: 10 maj 2019 Në ora: 22:09
Xherdan Shaqiri

Aktori dhe shkrimtari i njohur gjerman, Harald Schmidt ka folur për mrekullitë që kanë bërë Liverpooli dhe Tottenhami në fazën gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Ai gjithashtu ka thënë se është shumë i lumtur me paraqitjen e Xherdan Shaqirit.

“Të dyja ndeshjet ishin thjesht fantastike. Nuk ka ndonjë nivel tjetër të argëtimit që ofron një spektakël të tillë. Liga e Kampionëve është e paarritshme në aspektin e emocioneve dhe dramës”, ka deklaruar fillimisht Schmidt për “Blick”.

“Nga këndvështrimi zviceran kjo ka qenë gjithashtu një fitore e madhe për Shaqirin. Me të vërtetë më pëlqeu. Dhe unë isha i lumtur teksa e shihja të luante përsëri”, shtoi ai.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat