Milani vë në shitje yllin e ekipit

Futboll

Milani vë në shitje yllin e ekipit

Më: 10 maj 2019 Në ora: 23:22
Hakan Calhanoglu.

Milani është i destinuar që njëherë e mirë të bëjë revolucion në ekip.

Sipas raportimeve të fundit nga Italia, ‘Rossonerët’ kanë vënë në tregun e transferimeve Hakan Calhanoglu.

Klauzola e largimit të anësorit turk është 20 milionë euro dhe pritet të largohet në verë nga ‘San Siro’.

Përformancat e 25-vjeçarit kanë qenë jobindëse për drejtuesit e Milanit, çka ka ardhur deri te vendimi për ta vendosur në shitje.

Ai ka kontratë deri në vitin 2021, por ekipi që drejtohet nga Gattuso kërkon largimin e tij para se të kushtonte me parametra zero.

Leipzig dhe Schalke janë dy ekipet e interesuara për shërbimet e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat