Sarri dorëzohet, thotë se Chelsea s’mund ta mbajë Hazardin

Futboll

Sarri dorëzohet, thotë se Chelsea s’mund ta mbajë Hazardin

Më: 11 maj 2019 Në ora: 08:12
Maurizio Sarri

Maurizio Sarri nuk beson se suksesi në Ligën e Evropës dhe sigurimi i një vendi që dërgon në Ligën e Kampionëve do t’ia ndryshojnë mendjen Eden Hazard për të qëndruar te Chelsea.

Ylli belg ka disa muaj që është pjesë e shumë spekulimeve rreth të ardhmes së tij, duke menduar largimin nga Chelsea pas tetë vitesh qëndrim.

Është Real Madrid dëshira e Hazard, diçka që nuk e ka fshehur asnjëherë në të kaluarën.

Rreth mundësisë së qëndrimit të Eden Hazard te Chelsea ka folur edhe trajneri Maurizio Sarri, i cili nuk beson se sukseset mund të ndikojnë në vendimin e lojtarit,nëse ai ka vendosur tashmë të largohet.

“Unë nuk e di”, është përgjigjur fillimisht Sarri.

“Nëse Hazard po mendon se historia këtu ka përfunduar, atëherë në mendjen e tij çdo gjë është e mbaruar”.

“Unë mund të përpiqem të flas me të, por nuk është e lehtë. Nuk është e lehtë sigurisht, e dua Hazardin në skuadër, por e dua Hazardin me një nivel të lartë të qëndrimit”.

“Siç ju e dini, duhet të pyesin klubin, sepse unë nuk jam përgjegjës për tregun. Unë nuk jam përgjegjës për rinovimet e kontratave, dhe nuk jam në gjendje të përgjigjem”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat