Juve bëhet gati për katër largime të ‘dhimbshme’

Futboll

Juve bëhet gati për katër largime të ‘dhimbshme’

Më: 11 maj 2019 Në ora: 10:51
Massimiliano Allegri

Vera e vitit 2019 do të sjellë ndryshime të mëdha te Juventus.

Dështimi i radhës në Ligën e Kampionëve, ka bërë që drejtuesit e Juventus të mendojnë për një ‘revolucion’ në skuadër.

Mediet në Itali nuk përjashtojnë qëndrimin e Massimiliano Allegrit, i cili do të bindet me lëvizjet e fundit në skuadër.

‘Gazzeta dello Sport’ bën të ditur se Juventus po mendon largimin e katër lojtarëve, për të ‘ri-motivuar grupin’ për sezonin tjetër.

Lojtarët që do të sakrifikohen ose nxirren në shitje janë Miralem Pjanic, Paulo Dybala, Joao Cancelo dhe Douglas Costa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat