Milani apo Juve? Jo, jo! Inter vendos rekord historik ndaj Chievo-s

Futboll

Milani apo Juve? Jo, jo! Inter vendos rekord historik ndaj Chievo-s

Më: 11 maj 2019 Në ora: 11:21
Milani dhe Juve

Të hënën në orën 21:00 Serie A do të njohë një rekord më vete. Do jetë sfida Inter-Chievo, në letër një ndeshje pa rëndësi, me miqtë që janë zyrtarisht të rënë në Serie B, ndërsa zikaltrit duan fitoren për të siguruar vendin e tretë.

Një sezon fantastik ka qenë për Interin në tribuna, pjesëmarrja në Champions League dhe ecuria pozitive në disa ndeshje radhazi bëri që “San Siro” të ishte i tejmbushur në shumë ndeshje këtë sezon.

Deri më tani, në 16 ndeshje kanë qenë 979.710 tifozë që kanë ndjekur zikaltrit në ndeshjet brenda. Sfida ndaj Chievo do jetë radha për të kaluar praninë e mbi 1 milion tifozëve përgjatë një sezoni në stadium. Ndërkohë që ka edhe një ndeshje tjetër brenda, atë ndaj Empolit, për javën e fundit të Serie A.

Ky sezon është duke u mbyllur me një mesatare prej 61.200 bileta të shitura për ndeshje, duke llogaritur që ndeshja ndaj Sassuolo u zhvillua pa tifozë. Ndërkohë Milan do e arrijë shifrën e 1 milionë spektatorëve në stadium vetëm në ndeshjen e fundit brenda, atë ndaj Spal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat