Gattuso në hall, në Firenze kthen në formacion rebelin

Futboll

Gattuso në hall, në Firenze kthen në formacion rebelin

Më: 11 maj 2019 Në ora: 13:15
Gennaro Gattuso

Fitorja e javës së shkuar ndaj Bologna-s nuk e largoi tensionin te Milani, si për sa i përket renditjes, ashtu edhe për faktin se trajneri Gennaro Gattuso debatoi ashpër me mesfushorin Tiemoue Bakayoko, i cili lëshoi edhe një frazë ofenduese ndaj trajnerit ("Fuck off, man!").

U mendua se mesfushorin e mbylli me Milanin, sepse huazimi nga Chelsea i mbaron këtë verë dhe në klubin kuqezi nuk kanë ndërmend ta blejnë përfundimisht, por mungesat e shumta e detyrojnë Gattuson që të rikthejë në formacion rebelin francez, i cili javën e shkuar refuzoi, ose vonoi, futjen në fushë kur u dëmtua Biglia.

Argjentinasi nuk është në dispozicion për sot, i dëmtuar, ndërsa Paquetà është i pezulluar, ndaj prania e Bakayokos është shumë e nevojshme, për të luajtur krah Kessie, ndërkohë që është riaftësuar në kohë Calhanoglu.

Në mbrojtje kthehet pas pezullimit kapiteni Alessio Romagnoli, ndërsa në sulm pritet Borini titullar, pas golit të javës së shkuar.

Formacioni i mundshëm i Milanit:

Milan (4-3-3): Donnarumma G; Abate, Musacchio/Zapata, Romagnoli, Rodriguez; Kessie, Bakayoko, Calhanoglu; Suso, Piatek, Borini

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat