Inter nuk zë mend nga gafa “Zaniolo”, PSG gati t’i rrëmbejë një tjetër talent

Futboll

Inter nuk zë mend nga gafa “Zaniolo”, PSG gati t’i rrëmbejë një tjetër talent

Më: 11 maj 2019 Në ora: 13:23
Luciano Spalletti, Nicolo Zaniolo

Paris Saint-Germain është duke vëzhguar nga afër lojtarë të rinj, me qëllim forcimin e akademisë së tyre. Për këtë kanë ndjekur disa herë nga afër lojtarët e Inter Primavera.

Klubi nga Parisi po shtyn fort për të marrë shërbimet e talentit Sebastiano Esposito (16 vjeç), i cili me debutoi me ekipin e parë në ndeshjen ndaj Eintracht Frankfurt në Europa League.

Në korrik qendërsulmuesi mbush 17 vjeç dhe deri tani ka shkëlqyer si me skuadrën zikaltër edhe me ekipin U17 të Italisë, duke shënuar 12 gola në 16 paraqitje me të rinjtë e kombëtares “azurre”.

“Sportitalia” ka bërë me dije se PSG është takuar me prindërit e talentit zikaltër më parë, por ka marrë refuzim nga ata. Mirëpo, situata duket tepër serioze për klubin francez që ka planifikuar një tjetër takim me prindërit e Esposito, ku do i paraqesin një ofertë të përmirësuar në kushte ekonomike.

Kujtojmë që Inter në merkaton e verës shiti Nicolo Zaniolo për 4.5 milionë euro tek Roma, në një operacion ku u bë e mundur blerja e Radja Nainggolan. Mirëpo, mesfushori italian ka shpërthyer në sezonin e tij të parë dhe është bërë titullar i padiskutueshëm, duke e shumëfishuar vlerën e tij në treg.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat