Zidane e ‘frikëson’ Marcelon me transferimin e fundit te Real Madrid

Futboll

Zidane e ‘frikëson’ Marcelon me transferimin e fundit te Real Madrid

Më: 11 maj 2019 Në ora: 15:25
Zidane dhe Marcelo

Real Madrid janë duke e mbyllur marrëveshjen për transferimin e mbrojtësit të Lyon, Ferland Mendy.

Gazeta spanjolle ‘Marca’ raporton se 23 vjeçari është pranë kalimit në La Liga, te skuadra e Real Madrid.

Klubi spanjoll ka qenë i interesuar për 23 vjeçarin që disa muaj, të cilin e konsideron si pasues të Marcelos.

Për Mendy, ‘Los Blancos’ do t’i ofrojë Lyon deri në 45 milionë euro.

Mendy 23 vjeçar, që ka zhvilluar edhe një paraqitje për Francën, është pjesë e Lyon që nga viti 2017.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat