Herrera largohet nga Mançester Junajtid në fund të sezonit

Futboll

Herrera largohet nga Mançester Junajtid në fund të sezonit

Më: 11 maj 2019 Në ora: 16:06
Ander Herrera

Mesfushori Ander Herrera i ekipit anglez të “Mançester Junajtid” konfirmoi sot se do të largohet nga klubi kur kontrata e tij të skadojë në fund të sezonit.

Spanjolli 29-vjeçar iu bashkua “Mançesterit” në vitit 2014 dhe luajti 189 herë për ekipin, duke shënuar 20 gola.

Herrera fitoi Ligën e Europës, Kupën FA dhe Ligën e Kupës në pesë vite karrierë me këtë klub. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat