Zyrtare: Ky është futbollisti më i pasur britanik

Futboll

Zyrtare: Ky është futbollisti më i pasur britanik

Më: 11 maj 2019 Në ora: 16:36
Foto ilustrim

Gareth Bales i ka mbetur vetëm edhe një ndeshje për ta luajtur në “Bernabeu”.

Pavarësisht se pati rol kyç në katër triumfet e mëparshme të Real Madridit në Champions League, uellsiani është kritikuar vazhdimisht për paraqitjet e tij, derisa ky pritet të jetë edicioni i tij i fundit te klubi mbretëror.

Sidoqoftë, duke lënë anash paraqitjet e tij në fushë, Bale ia ka dalë shumë mirë sa i përket përfitimeve materiale.

Sipas medieve nga Ishulli, Bale zyrtarisht do të shpallet futbollisti më i pasur në Britani nga “Sunday Times Rich List”, që do të publikohet nesër.

Thuhet se të përfitimet e tij janë rritur për 25 milionë euro, duke regjistruar 104 milionë euro të ardhura, falë paraqitjes brilante të tij në finalen e vitit të kaluar të Champions Leagues kundër Liverpoolit.

Vetëm nga rroga, Bale fiton 20 milionë euro në vit neto, derisa shumat tjera sigurohen me fushata promocionale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat