Melos Bajrami i bashkohet skuadrës Paderborn nga Bundesliga

Futboll

Melos Bajrami i bashkohet skuadrës Paderborn nga Bundesliga

Nga: Fazli Berisha Më: 11 maj 2019 Në ora: 17:39
Melos Bajrami i bashkohet skuadrës Paderborn nga Bundesliga

Prej 14 korrikut deri më 17 gusht kohën kur skuadra e Bundesligës Paderborni i ka përgatitjet për Kampionatin e ri, pjesë e saj do të jetë edhe futbollisti i Kosovës Melos Bajrami për grup-moshën U19. 
Provat e më hershme që i kishte pasur futbollisti Melos Bajrami, anëtar i FC”  Prishtina” te skuadra e Bundesligës Pederborn, kanë rezultuar si të suksesshme për këtë futbollist pasi që tashmë në adresë të tij ka arritur ftesa, përmes njeriut kyç Fehmi Kongjeli menaxher i licencuar i FIFA dhe përfaqësues i FFK-së për Gjermani , njeriut që ka dhënë shumë për futbollin e Kosovës sidomos në krijimin  e  marrëdhënieve të shkëlqyeshme FFK- Federata e Futbollit e Gjermanisë dhe pranimit në UEFA e FIFA. Së këndejmi në ftesën drejtuar Konxhelit për futbollistin Melos Bajrami shkruan se futbollisti  duhet të i bashkëngjitet skuadrës së Paderbornit të U19 në përgatitjet  për edicionin e ri të garave prej 14 korrikut e deri më 17 gushat aq sa do të zgjasin këto përgatitje. Ftesa për Melosin është një nxitje për vet atë edhe për futbollistët tjerë se në të ardhmen me një talent dhe punë mund të bëhen pjesë e skuadrave të mëdha dhe të Ligave të mëdha.

Natyrisht, se në këtë gjë padyshim nevojitet edhe një mbështetje e njerëzve me ndikim e vullnet të mirë së z. Konxheli për ta ndihmuar futbollin e Kosovës me këtë rast edhe futbollistët e Kosovës, që janë në numër të madh dhe që posedojnë talentin e përkushtimin  e duhur për të ecur përpara. “Puna e palodhshme dhe përkushtimi që ka treguar Melosi gjatë qëndrimit në prova tre skuadra e Paderbornit, ka bërë që ai të ftohet dhe të i bashkëngjitet kësaj skuadre, që besojë se do të ndihmojë këtij futbollisti në zhvillimin dhe rritën e  tij. Ne do të punojmë që të përfshijmë sa më shumë që është e mundur futbollistë të rinj e të talentuar nga Kosova”,  ka thënë z. Konxheli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat