Barcelona është në bisedime serioze me mbrojtësin e Ajax Matthijs de Ligt, i cili dukej se ishte afër të kompletonte një marrëveshje me Manchester United.
Megjithatë, një marrëveshje e tillë është mohuar nga shefi i skautëve të klubit anglez, Marce Bout, i cili beson se paga e madhe e tij është e papërballueshme për një ekip me renome si United.
Një tjetër arsye pse transferimi i tij në Angli nuk do ndodh është kokëfortësia e babait të De Ligt, që kërkon shumë para për transferimin e djalit të tij.
Raportimet vijnë pasi Daily Mirror kishte shkruajtur se Jose Mourinho kishe kërkuar transferimin e 19-vjeçarit sa ishte në stolin e ‘Djajve të Kuq’.
Aktualisht, De Ligt është një nga mbrojtësit më të mirë në botë dhe largimi i tij nga Holanda pritet të kushtojë rreth 80 milionë euro.
Barcelona mbetet ekipi favorit për të nënshkruar me të, ani pse në media u raportua ndryshe.