Zidane nuk e grumbullon, Gareth Bale në prag ‘divorci’ me Realin

Futboll

Zidane nuk e grumbullon, Gareth Bale në prag ‘divorci’ me Realin

Më: 12 maj 2019 Në ora: 00:59
Zinedine Zidane dhe Gareth Bale

Gareth Bale i ka ditët të numëruara te Real Madridi. Sulmuesi uellsian nuk është grumbulluar për takimin e radhës në La Liga me Real Sociedadin në transfertë.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe në takimin e javës së kaluar me Villarrealin.

Mediet spanjolle kanë shkruar se Bale dëshiron të qëndrojë në klub sezonin e ardhshëm, por “AS” shtoi se Zidane është i vendosur ta largojë, pasi dëshiron të rifreskojë skuadrën me elementë të rinj.

Ish-lojtari i Tottenhamit ka edhe tre vjet kontratë me “Los Blancos”, por fakti që klubi mbretëror dëshiron ta largojë me çdo kusht do të thotë se pretenduesit e mundshëm mund t’i sigurojnë shërbimet e futbollistit për një çmim të lirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat