“Tani për tani jo, por një ditë do ta stërvis djalin tim”

Futboll

“Tani për tani jo, por një ditë do ta stërvis djalin tim”

Më: 12 maj 2019 Në ora: 06:13
Diego Simeone

Trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone, ka folur sot në lidhje me raportin që ka me djalin e tij, sulmuesin e Fiorentina, Giovanni. Në një intervistë për “Fox Sports Argentina”, trajneri argjentinas ka folur në lidhje me mundësinë që një ditë ai të drejtojë djalin e tij.

“Zv.trajnerin im Burgos, ma bën gjithnjë këtë pyetje, kur do ta stërvis Giovanni, djalin tim? Unë i përgjigjem që në këtë moment kjo gjë nuk ka për të ndodhur, pasi nuk i bën mirë që të jem unë, babai i tij edhe trajneri i tij”, u shpreh Diego Simeone.

Trajneri i mirënjohur zbulon arsyen: “Duhet ende të rritet, ashtu sikurse po ndodh realisht në Itali. Nuk kam asnjë dyshim në të ardhmen e tij, por ai duhet ta ndërtojë vetë të ardhmen”.

Gjithsesi, a do ta drejtojë një ditë djalin e tij? “Kur do të ketë më shumë përvojë sigurisht që do ta stërvit te skuadra ime, gjithnjë nëse do të më krijohet mundësia. Këtë sezon ai nuk ka shënuar shumë, por të gjithë sulmuesit kalojnë momente të mira dhe negative. Ai duhet të mësohet me këtë gjë, është pjesë e pjekurisë së një lojtari”, tha Diego Simeone.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat