Largimi i tij çështje kohe, sulmuesi i Juve-s kthehet në radarët e Man United

Futboll

Largimi i tij çështje kohe, sulmuesi i Juve-s kthehet në radarët e Man United

Më: 12 maj 2019 Në ora: 06:20
Mario Mandzukic

Verën e kaluar, Manchester United është përfolur për transferimin e sulmuesit të Juventus Mario Mandzukic. 

Mandzukic ka qenë shumë i rëndësishëm për Kroacinë dhe Juventus në vitet e fundit dhe ky mund të jetë sezoni i tij i fundit me bardhezinjtë.

Sipas Gazzetta dello Sport, largimi i tij është çështje kohe. 

Edhe nëse Massimiliano Allegri qëndron te kampionët e Italisë, klubi kërkon ta zëvendësojë me një lojtar më të ri në moshë në mënyrë që ai të mësojë nga Cristiano Ronaldo. 

Ky mund të jetë momenti i shumëkërkuar i Man United. Sulmuesi do të sillte shumë muskuj dhe eksperiencë te skuadra e Djajve.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat