Raquel, 6.5 milionë euro dhe Barcelona. Tre arsye pse Rakitic shkon tek Inter

Futboll

Raquel, 6.5 milionë euro dhe Barcelona. Tre arsye pse Rakitic shkon tek Inter

Më: 12 maj 2019 Në ora: 07:49
Ivan Rakitic

Deri para pak ditësh e ardhmja e Ivan Rakitic ishte tek Barcelona, pavarësisht zërave të merkatos. Presidenti Josep Maria Bartomeu nuk ishte shumë i bindur për të rinovuar me kroatin që kërkonte rritje page (aktualisht përfiton 5.5 milionë euro në sezon), mirëpo ndërhyrja e trajnerit Ernesto Valverde bëri që mesfushori kroat të ishte pranë rinovimin.

Bomba shpërtheu me 7 maj, në atë përmbysje të çmendur nga Liverpool dhe Barça u eliminua nga Champions League. Që prej asaj nate, asgjë nuk është me e sigurt. Valverde nuk ka të sigurt postin e tij dhe Rakitic ka filluar të lëvizë kartat e veta.

“La Gazzetta dello Sport” ka renditur tre arsye se pse Rakitic do të kalonte tek Inter në merkaton e verës.

Gruaja e tij, Raquel, pëlqen Milanon si qytet dhe është një mundësi e mirë edhe për të duke qenë se është modele.

Paga e tij do të ishte 6.5 milionë euro, aq sa ka kërkuar kroati.

Vullneti i Barcelonës për ta shitur.

Duke u nisur nga këto fakte, 31-vjeçari do të preferonte të vishej zikaltër, i ndikuar edhe nga kontrata e tij 2-vjeçare me opsion rinovimi edhe për një vit. Klauzola e largimit të tij është 125 milionë euro, por Rakitic do të shitej për një shifër deri në 50 milionë euro. Gjithsesi gjithçka do të lidhet me të ardhmen e Valverde.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat