Çmendet Ibrahimoviç, kap për fyti portierin kundërshtar

Futboll

Çmendet Ibrahimoviç, kap për fyti portierin kundërshtar

Më: 12 maj 2019 Në ora: 10:04
Zlatan Ibrahimovic

Zlatan Ibrahimovic nuk ia ka dalë që të shmangë humbjen e skuadrës së tij Los Angelos Galaxy në shtëpi kundër New York Cityt me rezultatin 0-2.

Suedezi ka bërë mjaft mirë këtë sezon, pasi në 10 ndeshje ka shënuar 9 gola. 

Ekipi i tij u mposht në fundin e pjesës së parë kur pësoi dy gola, fillimisht në minutën e 44', ndërsa më pas në minutën e 45'+6'. Pjesa e dytë u mendua se do të sillte ndryshim, por diçka e tillë nuk ndodhi. 

Ibrahimovici nuk arriti të linte shenjën e tij me ndonjë gol, por bëri sërish që MLS të fliste për të. Gjiganti i sulmit kapi për fyti portierin kundërshtar, por për gjyqtarin ishte vetëm karton i verdhë, e të mendosh se në MLS ka VAR... Mbase, Ibra është vetë kampionati amerikan

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat