100 milionë euro për sulmuesin, argjentinasi është “qershia mbi tortë” për Bayern

Futboll

100 milionë euro për sulmuesin, argjentinasi është “qershia mbi tortë” për Bayern

Më: 12 maj 2019 Në ora: 12:36
Paulo Dybala

Skyadra e Bayern Mynih, pasi ka zyrtarizuar marrëveshjet me Pavard (35 milionë euro) dhe Lucas Hernandez (80 milionë euro) është gati të bëjë edhe një blerje të tretë “big”. Objektivi madhor i bavarezëve është sulmuesi argjentinas Paulo Dybala, “qershia mbi tortë”, për të cilin kampionët e Bundesligës janë gati të paguajnë 100 mlionë euro.

Kjo është shuma që Juventusi kërkon për të lënë të lirë sulmuesin argjentinas, që ka një kontratë deri në vitin 2022 me bardhezinjtë. Lajmin e konfirmon “Sportmediaset”, që thotë se pas 4 sezonesh me fanellën juventine dhe 6 vitesh në Serinë A, sulmuesi 25-vjeçar është gati të nisë një aventurë të re.

Duket se argjentinasi nuk bën pjesë në planet e trajnerit Allegri, që ka thënë se ka në mendje skuadrën e re. Ndaj Bayern është gati të ndërhyjë dhe të përfitojë nga rasti për të siguruar shërbimet e sulmuesit të talentuar. Me largimet e Ribery dhe Robben sulmuesi argjentinas është i përshtatshëm për ekipin bavarez, duke patur një rol si protagonist në ciklin e ri që pritet të nisë Bayern.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat