Llapjanët vizituan futbollistin e lënduar rëndë

Futboll

Llapjanët vizituan futbollistin e lënduar rëndë

Më: 12 maj 2019 Në ora: 13:28
Llapjanët vizituan futbollistin e lënduar rëndë

Drejtuesit e klubit të futbollit Llapi nga Podujeva e kanë vizutuar futbollisti Valmir Veliu pas lëndimit të rëndë që pësoi në periudhën e parë të ndeshjes në duel me Prishtinën, në derbin e madh të elitës së Kosovës. 
“Kryetari Beqir Batatina dhe anëtarët e kryesisë së bashku me trajnerin Tahir Batatina kanë vizituar futbollistin Valmir Veliu ku pas analizave mjekësore, ai është mirë me shëndet.
Po ashtu falënderojmë stafin mjekësor të klubit në krye me Dr. Afrim Shabani – Specialist i mjekësisë sportive e që ishin në krye të detyrës (ku edhe pa i ra pipit referi, mjeku i klubit dhe ndihmësi i tij hynë në fushë për intervenim) dhe të gjithë personat tjerë që ndihmuan gjatë intervenimit. I dëshirojmë rikthim të shpejtë në mesin tonë!”, shkruan në faqen e FC Llapit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat