Donnarumma “thumbon” Juventusin, mesazh i qartë!

Futboll

Donnarumma “thumbon” Juventusin, mesazh i qartë!

Më: 12 maj 2019 Në ora: 14:18
Gigi Donnarumma

Milan është ende në garë për një vend në Champions League sezonin tjetër pas fitores 1-0 që kuqezinjtë arritën ndaj Fiorentinës. “Për të dalë nga kriza duhej një reagim dhe ai erdhi. Duhej të luanim duke dhënë 110% të mundësive dhe e bëmë këtë gjë. Jam në formë, dhashë ndihmën time, por të gjithë bënë më të mirën dhe e merituam fitoren”, u shpreh sot për “Milan TV” portieri Gigi Donnarumma, që ka rritur dozën: "Shpresojmë që Juventusi të bëjë Juventusin ndaj Atalantas".

Kuqezinjtë janë në vendin e pestë në renditjen provizore të Serisë A, 1 pikë pas Interit dhe 3 pas Atalantës.

“Të gjithë luajmë për të njëjtin objektiv, por jemi të bashkuar dhe dimë të vuajmë deri në fund. Ndaj Fiorentinës nuk ishte e lehtë, por fituam dhe arritëm një sukses të rëndësishëm. Fundi i sezonit është i vështirë, kemi dy ndeshje finale për t’i fituar dhe për të arritur objektivin. Ne e kaluam momentin negativ, tani synojmë Champions”, tha Donnarumma.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat