Tifozët e Wolves tallen keq me Liverpoolin në Anfield

Futboll

Tifozët e Wolves tallen keq me Liverpoolin në Anfield

Më: 12 maj 2019 Në ora: 17:23
Tifozët e Wolves

Kanë mbetur vetëm edhe 45 minuta për tu zhvilluar në këtë sezon të Premier League dhe ende nuk dihet skuadra kampione.

Liverpool dhe Manchester City janë duke “luftuar” kokë me kokë për titullin e kampionit. The Reds janë duke fituar ndeshjen në Anfield ndaj Ëolves me rezultat 1:0, ndërsa City përmbysi rezultatin ndaj Brighton në 2:1.

Tifozët e Liverpoolit në momentin që e kuptuan se Brighton i ka shënuar City kanë shpërthyer në festë, por kjo nuk iu zgjati shumë pasi djelmoshat e Pep Guardiolës me shumë qetësi dhe klasë përmbysen rezultatin.

Megjithatë, tifozët e skuadrës së Wolverhampton kanë filluar të tallen me tifozët e Liverpool, duke i mashtruar me festë se kinse ka shënuar gol Brighton.

Me këto rezultate City mbetet lider me 98 pikë, ndërsa Liverpool në të dytën me 97 pikë.

Mbetet të shihet se ku do të përfundojë trofeu i Premier Ligës….

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat