Klopp: Urime City! Ky ishte vetëm hapi i parë

Futboll

Klopp: Urime City! Ky ishte vetëm hapi i parë

Më: 12 maj 2019 Në ora: 19:38
Jurgen Klopp

Trajneri i Liverpool ka folur për BBC Sport pas fitores 2-0 me Wolves që nuk ka mjaftuar për titullin kampion.

“Urime Manchester City. U munduam ta bënim sa më të vështirë të ishte e mundur për ta. Jam shumë krenar për djemtë e mi.

Është e pabesueshme se çfarë kanë bërë këta djem gjatë këtij sezoni. Kemi punuar shumë, po ashtu edhe City. Qëllimi ynë gjatë kësaj jave ishte të kapnim 97 pikë.

Sot nuk është një ditë e mirë, por kemi shumë kohë për t’u përgatitur për ndeshjen e rëndësishme pas tre javëve.

Skuadra ka bërë hapa gjigantë këtë sezon. Është një sezon i veçantë, më i mirë se ai që kam bërë me Borussia Dortmund që u shpalla kampion. Megjithatë kishte një skuadër më të mirë se ne.

Ky është vetëm hapi i parë. Gjithmonë pas një viti të mirë kemi humbur lojtarët kyçë të skuadrës, por këtë herë nuk do të ndodhë kështu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat