Hazard ia ka treguar Chelseas vendimin rreth së ardhmes

Futboll

Hazard ia ka treguar Chelseas vendimin rreth së ardhmes

Më: 13 maj 2019 Në ora: 08:18
Eden Hazard

Mesfushori Eden Hazard ia ka treguar klubit të tij, Chelseas, vendimin rreth së ardhmes.

Por këtë vendim ai ka vendosur të mos e bëjë publik deri pas përfundimit të finales së Europa League kundër Arsenal që zhvillohet më 29 maj.

28 vjeçari pritet që të largohet nga Stamford Bridge pas shtatë vjetësh. Mediat britanike e lidhin atë me një bashkim me Real Madridin.

“Kam marrë vendimin, por nuk varet vetëm nga unë. I kam treguar klubit disa javë më parë”, ka thënë Hazard para reporterëve pas barazimit me Leicester City në xhiron e fundit të kampionatit.

“Nuk varet vetëm nga unë. Ne e kemi edhe një finale për të luajtur pastaj shohim”.

Belgu ka thënë se ka dashur që situata rreth se ardhmes së tij të ndriçohej edhe më herët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat