Juventus ka zhvilluar bisedime me agjentin e Alexis

Futboll

Juventus ka zhvilluar bisedime me agjentin e Alexis

Më: 13 maj 2019 Në ora: 09:30
Alexis Sanchez

Nuk është larg mendsh që Alexis Sanchez të largohet këtë verë nga Manchester United.

Është Juventus që po interesohet për kilianin, shkruan Calcio Mercato.

Drejtori i Zonjës së Vjetër, Fabio Paratici është takuar me agjentin e Sanchez ku është diskutuar për mundësinë e arritjes së një marrëveshje.

Fernando Felicevich është duke bërë turne nëpër Evropë për t’ia gjetur klientit të tij një klub të tij, pas një sezoni katastrofal në Old Trafford. Përpos Juventusit, është edhe Inter që ka shfaqur interesim për Sanchez, i cili në United ka një pagë javore prej 505 mijë funtave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat