Brighton shkarkon trajnerin

Futboll

Brighton shkarkon trajnerin

Më: 13 maj 2019 Në ora: 15:49
Trajneri i Brighton

Pas përfundimit të sezonit në Premier Ligë, skuadra e Brighton bënë ndryshime në skuadër.

Verën e vitit 2017, ekipi i Brightonit u rikthye pas 24 vitesh në Premier Ligë, pasi përfundoi i dyti në Championship.

Sezonin e kaluar shpëtuan, ashtu siç bënë edhe sivjet. Brightoni e mbylli kampionatin në vend të 17-të me 36 pikë, dy pikë më shumë se Cardiff City që u rrëzua një kategori më poshtë.

Megjithatë, qëndrimi në elitë dhe arritja në gjysmëfinale të FA Cup nuk ka mjaftuar për drejtuesit e klubit nga jugu i Londrës. Presidenti Tony Bloom ka shkarkuar Chris Houghton nga posti i trajnerit të ekipit. Vendimi erdhi pas humbjes 1-4 kundër Manchester City.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat