Wanda Nara flet për të ardhmen e Icardit – këto janë ofertat për Icardin

Futboll

Wanda Nara flet për të ardhmen e Icardit – këto janë ofertat për Icardin

Më: 13 maj 2019 Në ora: 16:11
Mauro Icardi dhe Wanda Nara

Bashkëshortja dhe agjentja e Mauro Icardit, Wanda Nara ka përsëritur qëndrimin e saj se Icardi nuk do të largohet nga Interi.

Icardi në këtë sezon ka pasur probleme e polemika të shumta me klubin italian, madje drejtori sportiv i klubit, Marotta ia heqi shiritin e kapitenit.

Wanda Nara ka deklaruar se Icardi nuk do të largohet edhe pse kanë arritur oferta për shërbimet e tij.

“Gazetat vazhdojnë të shkruajnë se Icardi do të largohet. U lodha duke e përsëritur që ai do të qëndrojë tek Interi. Ditën e parë të hapjes së afatit kalimtar, do ta ndali telefonin. Po, kanë mbërritur oferta nga La Liga, Premier League, por djali do të qëndrojë tek Interi, mjaft më!”

Por nëse Antonio Conte do të marrë drejtimit e zikaltërve, a do të ketë vend për Icardin?

“Më duket e çuditshme që vjen një trajner me shumë peshë dhe thotë që nuk e do, sepse të gjithë trajnerët e tjerë me emër e kërkojnë”. “Nëse është e vërtetë ajo që thotë Spalletti, atëherë brenda shtëpisë së Interit dikush nuk e do Icardin”, ka përfunduar Nara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat