Tri vjet në FIFA, janë kaluar pritshmëritë - Bota Sot
Tri vjet në FIFA, janë kaluar pritshmëritë

Futboll

Tri vjet në FIFA, janë kaluar pritshmëritë

Më: 13 maj 2019 Në ora: 16:12
Ilustrim

Sot janë bërë tri vjet qëkur pritjes së gjatë i erdhi fundi.

Më 13 maj të vitit 2016 Kosova u bë pjesë e shtëpinë më të madhe të futbollit në botë,  FIFA.

Në kongresin e 66-të të FIFA-së që u mbajt në atë kohë në  Meksikë, delegatët e këtij kongresi kanë votuar për anëtarësimin e Kosovës në FIFA.

Nga 205 delegatë që ishin pjesëmarrës në këtë kongres, Kosova ka marrë 141 vota ‘pro’  duke u bërë kështu  anëtarja më e re e saj.

Pranimi në FIFA ia mundësoi pjesëmarrjen në kualifikime për Botërorin 2018, edhe pse paraprakisht shorti për grupet ishte hedhur gjashtë muaj më parë.

Nga Federata e Futbollit të Kosovës shprehen se gjatë këtyre 3 vjetëve janë kaluar  pritshmëritë.

Sipas sekretarit të përgjithshëm të FFK-së Eroll Salihu, krejt kjo është bërë fal punës së mirë të ish kryetarit të FFK-së Fadil Vokrri që vitin e kaluar ka ndërrua jetë dhe të kryetarit të tanishëm Agim Ademi.

Salihu: Kemi krijuar një imazh të mirë për Kosovën në UEFA E FIFA

“Ne e kemi ditur gjithmonë, duke pasur parasysh përvojën që kemi pasur, bashkë me të ndjerin kryetarin Vokrrin, e kemi ditur se çfarë benefite ka, të qenit anëtar me të drejta të plota në FIFA e UEFA, dhe ju e shihni vet, ju mediat e keni përcjell çdo proces, përparim i madh është bërë në të gjitha sferat, jo vetëm në infrastrukturë, por edhe në ngritje profesionale të trajnerëve, të lojtarëve, futbollit të femrave, futsallit, pra në të gjitha sferat jemi duke shkuar me hapa të sigurt drejt Evropës. Të them të drejtën janë tejkaluar, për arsye se nëse një Federatë kaq e vogël, tash i kemi bërë 3 vjet, e bën tërë popullin krenar, dhe është një ndër institucioniet që po i bjen më së shumti kënaqësi, popullit kudo që janë, këtu apo në diasporë, atëherë e ndjej veten krenar që jam pjesë e kësaj Federate dhe idetë tona, punën tonë e shprehim në këtë mënyrë. Nuk kemi pritur që të kemi rezultate kaq t ë mira, sepse në fund të fundit, nuk kemi investuar shumë në këta djemtë tanë, vajzat tona”, tha  Salihu. 

Për fund, Salihu uroj të gjithë për këtë ditë, duke veçuar të gjithë kontribuuesit në kohë të ndryshme në të cilat ka kaluar futbolli i Kosovës.

Salihu: Uroj të gjithë kontribuuesit për këtë ditë

“Kam dëshirë që të gjithëve t’ua uroj 3 vjetorin, për arsye se të gjitha kanë vuajtur, shpesh po e përmendi njerëz që dalin nëpër media, flasin nëpër rrjete sociale dua t’iu  them se për të gjithë ka vend, dhe nuk ka nevojë për t’i hyrë temave që i ofendojnë njerëzit, këto rrjetet sociale kanë dalur prej kontrollit. Prandaj unë ua uroj të  gjithëve atyre që kanë dhanë kontribut, edhe para lufte edhe mas lufte, edhe gjatë luftës për fat kam qenë pjesë e asaj kohe. Kështu që të gjitha atyre që kanë qenë pjesë e këtij kontributi iu uroj 3 vjetorin e pavarësimit të sportit dhe pranimin në UEFA E FIFA”, përfundoi Salihu.

Ndërkohë, trajneri dhe analisti i mirënjohur Ardian Lluminca u shpreh se Kosova gjatë këtyre tri viteve sa është pranuar në organet më të larta të futbollit evropian dhe botëror, ka treguar se ka cilësi dhe kuadër që mund t’ia dëshmojë të gjithëve se edhe në Kosovë luhet futboll.

Lluminca: Kosova, për tri vite ka përjetuar shumë gjëra të mira

“Parimisht dua të them se këto 3 vite kanë shkuar shumë shpejt edhe nuk po na besohet që jemi pranuar që 3 vite, sepse ka qenë një nga aktet më të mira të sportit kosovar dhe në veçanti futbollit, sepse e dimë gjendjen në të cilën kemi qenë, në një kolaps të  tërë të izolimit. Për këto 3 vite jemi në një situatë krejt ndryshe, ka ndërruar qasja dhe punët në teren dhe ndoshta jemi në pritshmërinë dhe mos të them që i kem kaluar ato... Janë bërë  ndryshime të mëdha, janë bërë investime të mëdha, do të thoja se edhe klubet kanë avancuar shumë pas pranimit. Për këto 3 vite është një përparim i dukshëm, kemi klube që janë dal nga ajo balta në aspekt të infrastrukturës them gjithnjë, është rrit cilësia dhe është hap porta për arenën ndërkombëtarë. Kur them është hap porta, them se klubet tanimë veç marrin pjesë në garat ndërkombëtarë, janë në  ‘ Champions League’  dhe �€ ˜Europa League’ në eliminimet e tyre”, tha Lluminca.

Kujtojmë që pranimi në FIFA ia mundësoi pjesëmarrjen në kualifikime për Botërorin 2018, edhe pse paraprakisht shorti për grupet ishte hedhur gjashtë muaj më parë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...