E festuan titullin ‘pa pikë marre’, shndërrohen në sensacion në rrjete sociale - Bota Sot
E festuan titullin ‘pa pikë marre’, shndërrohen në sensacion në rrjete sociale

Futboll

E festuan titullin ‘pa pikë marre’, shndërrohen në sensacion në rrjete sociale

Më: 13 maj 2019 Në ora: 17:15
Pamje nga festa

Festa e tyre, ku ato pozuan tërësisht të zhveshura, është shndërruar në sensacion në rrjete sociale.

Media kishte raportuar më herët për volejbollistet e skuadrës Imoco Volley Conegliano, që e festuan titullin e tyre lakuriq.

Ato  kanë arritur që të mbrojnë titullin e kampionit të Italisë, ku në serinë finale të play-off-it, ashtu sikur edhe vitin e kaluar fituan ndaj Novaras, por këtë herë pa asnjë humbje, 3:0.

Ndeshja e tretë ishte dramë e vërtetë, por në fund skuadra e trajnerit Daniele Santarelli fitoi me rezultat 3:2 dhe iu gëzua titullit të tretë në historinë e saj.

Në vitin e kaluar, volejbollistja polake, njëherësh kapitene e skuadrës, Joana Wolos pati pozuar lakuriq me Kupë në dorë.

Sivjet, rrugën e saj e kanë ndjekur edhe bashkëlojtaret, të cilat së bashku janë fotografuar dhe foton e kanë shpërndarë në rrjetet sociale.

Këto foto kanë marrë vëmendje të madhe në rrjete sociale, ku vajzat që pozuan lakuriq janë përgëzuar për guximin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...