Trajneri i Werder Bremen tregon se sa do të mungojë Milot Rashica – jep lajmin e madh

Futboll

Trajneri i Werder Bremen tregon se sa do të mungojë Milot Rashica – jep lajmin e madh

Më: 13 maj 2019 Në ora: 17:56
Milot Rashica

Sulmuesi kosovar i Werder Bremenit, Milot Rashica duhej të largohet nga fusha para përfundimit të takimit ndaj Hoffenheim të shtunën, për shkak të lëndimit.

Megjithatë, Milot Rashica do të jetë i gatshëm për ndeshjen finale të sezonit kundër RB Leipzig, shkruan faqja zyrtare e Bremenit.

“Miloti është në rrugën e duhur,” tha Florian Kohfeldt të hënën.

“Ai do të stërvitet nesër ose të mërkurën më së voni. Kemi bërë të gjitha testet për të parë se cili ishte lëndimi i tij, “shpjegoi Kohfeldt.

“Nuk ka lajme për Theodor Gebre Selassie dhe Max Kruse për momentin”, përfundoi trajneri i Werder Bremen, derisa ishte duke biseduar për lëndimet e lojtarëve të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat