Van Dijkut i kërkohet ta braktisë Liverpoolin, nëse të kuqtë s’e fitojnë Championsin

Futboll

Van Dijkut i kërkohet ta braktisë Liverpoolin, nëse të kuqtë s’e fitojnë Championsin

Më: 13 maj 2019 Në ora: 19:13
Virgil van Dijk

Virgil van Dijk duhet të largohet nga klubi në verë nëse Liverpooli nuk e fiton Ligën e Kampionëve në qershor, sipas analistit të BBC-së, Garth Crooks.

Crooks beson se dikush i kalibrit të qendërmbrojtësit holandez duhet të luajë në klubin më të mirë në botë.

Liverpooli ka kaluar nëpër një sezon të mrekullueshëm por përfundoi në vendin e dytë në Premierligë, me Manchester City që u shpall kampion, pas një gare tejet të ngushtë me të dy klubet që e arritën shifrën e pikëve mbi 90.

Megjithatë, ky nuk është fundi për të kuqtë në këtë sezon, sepse skuadra e Jurgen Klopp është në finale të Ligës së Kampionëve pas rikthimit historik ndaj Barcelonës në gjysmëfinale.

Liverpooli takohet me Tottenhamin në Wanda Metropolitano të Atletico Madridit më 1 qershor në finale të Ligës së Kampionëve.

Dhe sipas Crooks, nëse Liverpooli dështon të fitojë, Van Dijk duhet ta gjejë një klub tjetër me të cilin mund të fitojë trofe.

“M’u kanë harxhuar fjalët për ta përshkruar Virgil van Dijkin këtë sezon. Ai ka qenë pjesë e ekipit tim të javës më shpesh se çdo futbollist tjetër”, tha Crooks.

“Çfarë i ka sjell ai mbrojtjes së Liverpoolit është pothuajse e pamundur. Megjithatë, mendoj se nëse Liverpooli dështon ta fitojë Ligën e Kampionëve, kjo do ta bëjë atë të largohet”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat