Spalletti thotë se mediat dinë diçka meqë spekulojnë se ai do të zëvendësohet nga Conte

Futboll

Spalletti thotë se mediat dinë diçka meqë spekulojnë se ai do të zëvendësohet nga Conte

Më: 13 maj 2019 Në ora: 23:51
Luciano Spalleti

Luciano Spalletti i ka kritikuar përsëri mediat për thashethemet se Antonio Conte do ta zëvendësojë atë në pozitën e trajnerit të Interit.

Interi ishte nën presion për të fituar ndaj Chievos pasi Atalanta, Milani, Roma, Lazio dhe Torino fituan këtë javë dhe skuadra e Spallettit e bëri pikërisht këtë duke e mundur Chievos 2:0 të hënën në Giuseppe Meazza.

Zikaltrit e kishin humbur pozitën e tretë ndaj Atalantës përkohësisht pas një ecurie negative, por tani e rikthen atë dy javë para fundit të këtij sezoni në Serie A.

Skuadra e Luciano Spallettit tani grumbullon 66 pikë, një më shumë se vendi i katërt dhe katër më shumë se vendi i pestë dhe gjashtë, Milani dhe Roma, prandaj një fitore javën e ardhme ndaj Napolit do t’ia siguronte edhe matematikisht pjesëmarrjen në edicionin e ardhshëm të garës më elitare evropiane për klube.

I pyetur pas ndeshjes rreth thashethemeve se Interi ka arritur marrëveshje me Antonio Conten, Spalletti tha se mediat kanë shkruar lajme të tilla tash e tre muaj.

“Për tre muaj është thënë  gjëja e njëjtë. La Gazzetta dello Sport e ka shkruar të njëjtën gjë për tre muaj. Nëse dikush thotë çdo ditë se nesër do të bjerë shi, atëherë një ditë do të bjerë”, tha Spalletti.

“Ju më pyesni për të njëjtën gjë çdo ditë dhe unë nuk dua të jem i pasjellshëm dhe të mos përgjigjëm. Nëse Gazzetta dello Sport e shkruan të njëjtën gjë çdo ditë tash e tre muaj, atëherë ajo duhet të dijë diçka”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat