De Rossi largohet nga Roma

Futboll

De Rossi largohet nga Roma

Më: 14 maj 2019 Në ora: 09:25
De Rossi

Roma bën të ditur se karriera e Daniele De Rossit në verdhekuq do të mbyllet në fund të sezonit aktual".

Vetë klubi romak ka sqaruar se mesfushori legjendar nuk do të largohet nga futbolli i luajtur: "De Rossi nuk do të tërhiqet. Në moshën 35-vjeçare, ai ka si synim që të nisë një aventurë të re, larg Romës.

Ndërkaq, presidenti i Romës James Pallotta deklaron: "Për 18 vite, Daniele ka qenë zemra e Romës. Ka mishëruar gjithnjë tifozin romanist në fushë, me krenari, duke u afirmuar si një ndër mesfushorët më të mirë në Europë, që kur debutoi në 2001 e deri kur u bë kapiten. Do mallëngjehemi të gjithë kur, kundër Parmës, të veshë për herë të fundit fanellën verdhekuqe. E respektojmë vendimin e tij për të vijuar të luajë, edhe për larg Romës. E falënderojmë për gjithçka dhe i themi De Rossit se dyert e Romës do jenë gjithnjë të hapura për të, me një rol të ri, kur të ketë dëshirë të kthehet".

Kampioni i botës, i cili për vite të tëra është quajtur "Kapiten e ardhmja", për shkak se kapiteni i Romës për shumë vite ka qenë Francesco Totti, mund të vijojë të luajë në kampionatin amerikan MLS. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat