Spalletti shpërthen ndaj gazetave italiane: E keni tepruar

Futboll

Spalletti shpërthen ndaj gazetave italiane: E keni tepruar

Më: 14 maj 2019 Në ora: 09:28
Spalletti

Kryetrajneri i Interit, Luciano Spalletti ka goditur rëndë gazetat italiane për raportimet se Antonio Conte do ta zëvendësojë atë te klubi i Serie A.

Golat nga Matteo Politano dhe Ivan Perisic i siguruan fitore të rëndësishme ‘Zikaltërve’ mbrëmë ndaj Chievos, dhe ku kanë mbetur edhe dy xhiro për t’u luajtur, ata renditen në pozitën e tretë.

Kualifikimi në Ligën e Kampionëve për sezonin e dytë radhazi tashmë duket shumë i mundur, por e ardhmja e Spallettit është në pikëpyetje të madh.

“Për tre muaj, të njëjtat gjëra janë thënë, La Gazzetta dello Sport ka shkruar të njëjtën gjë për tre muaj”, tha Spalletti për Sky Sport Italia.

“Nëse dikush thotë se do të bjerë shi çdo ditë, përfundimisht ndoshta do të bjerë shi’’.

‘’Ju vazhdoni të më kërkoni të njëjtat gjëra çdo javë dhe unë nuk dua të jem i vrazhdë duke mos iu përgjigjur. Nëse La Gazzetta dello Sport ka shkruar të njëjtën gjë për dy vjet, dhe gjatë tre muajve të fundit shkruanin çdo ditë, atëherë ata duhet të dinë diçka’’, deklaroi ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat