Do të largohet për një arsye

Futboll

Do të largohet për një arsye

Më: 14 maj 2019 Në ora: 11:22
Pogba

Paul Pogba është ndër emrat më të nxehtë të merkatos së verës. E ardhmja e tij mbetet e paqartë, pavarësisht se është lojtar i Manchester United, nuk dihet nëse do të qëndrojë në “Old Trafford”.

Kritika të shumta kanë vërshuar në drejtim të tij dhe tifozët kanë filluar të mos e duan, këtë e tregoi edhe incidenti me tifozin e “Djajve të Kuq” në fund të ndeshjes ndaj Cardiff.

Në një intervistë për “Sky Sports”, ish-futbollisti i United, Patrice Evra sqaroi se Pogban nuk e duan tifozët dhe ai do të largohet në fund të këtij sezoni.

“Nuk dua ta mbroj atë, por incidente të tilla si ai me tifozin po e vrasin Pogban. Ai ka shënuar më shumë gola dhe ka dhënë më shumë asist. E di se aftësia e lindershipit mund të vihet në diskutim në ndeshjet e fundit dhe të gjithë presin më shumë, për këtë mund ta kritikoni tani, por mbi të gjitha ai ka qenë lojtari më i mirë këtë sezon”, tha Evra fillimisht.

“Vetëm se Pogba bën modele flokësh, kërcen, publikon në Instagram dhe çdo gjë tjetër, njerëzit e kritikojnë atë dhe harrojnë se çfarë lojtari është ai. Vetëm Pogba dhe De Gea mund të luajnë në një klub të madh në Europë”, vijoi më tej francezi.

Evra mendon se këto po e shtyjnë drejt largimit mesfushorin, “mendoj se ai do të largohet sepse ke nevojë ta ndjesh dashurinë kur luan në një klub, ke nevojë të ndihesh i përfshirë. Nëse Pogba vendos të qëndrojë edhe për një vit, apo për shumë vite të tjera do ta bëjë vetëm nëse ndihet i përfshirë".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat