Conte më pranë Interit, kjo është paga e tij

Futboll

Conte më pranë Interit, kjo është paga e tij

Më: 14 maj 2019 Në ora: 14:18
Antonio Conte

Zikaltërit pritet të ndryshojnë trajnerin në fund të stinorit.

Antonio Conte duket se është gjithnjë e më pranë rikthimit në Serie A. Sipas zërave në ditët e fundit, trajneri italian do të marrë drejtimin e Interit, me Luciano Spallettin që do të largohet.

Gazeta italiane Corriere dello Sport raporton se Conte është vetëm një hap larg Interit, ku edhe marrëveshja për sa i përket pagës është gjetur. Ai do të përfitojë 8-9 milionë euro në sezon, duke u bërë trajneri më i paguar në Serie A.

Fillimisht Interi duhet të sigurojë pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve për sezonin tjetër, e më pas pritet të vijë zyrtarizimi për ardhjen e Contes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat