De Rossi: Roma nuk më ka ofruar rinovim, do të luaj diku tjetër

Futboll

De Rossi: Roma nuk më ka ofruar rinovim, do të luaj diku tjetër

Më: 14 maj 2019 Në ora: 14:34
De Rossi

Një tjetër legjendë i ka dhënë lamtumirën klubit romak.

Pas Francesco Tottit që ishte larguar para dy vitesh, tani është momenti që edhe Daniele De Rossi, ti jap lamtumirën klubit të Romës.

Pas zyrtarizimit që në fund të stinorit, mesfushori 36-vjeçar do të largohet nga verdhekuqtë, ai ka dalë në një konferencë për media, ku ka treguar se klubi nuk i ka ofruar kontratë të re dhe kjo është arsyeja që ai do të kërkojë një ekip tjetër për të vazhduar karrierën.

“Dje më është komunikuar lajmi që kontrata ime nuk do të vazhdohet, tash jam 36-vjeçar dhe nuk jam budalla. Kam jetuar në botën e futbollit dhe kur askush nuk të thërret duhet ta dish që nuk ke vend më aty”, ka thënë De Rossi.

“Nuk jam një tip që dal dhe flas në media për këto gjëra dhe nuk kam dashur ta dëmtoja klubin në një fazë kaq të rëndësishme të sezonit”.

“Unë dua të vazhdoj të luaj dhe jam në pritje të përfundimit të këtij stinori e më pas të shohim se ku do të transferohem”, ka theksuar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat