Rashica është gati për ndeshjen e fundit kampionale

Futboll

Rashica është gati për ndeshjen e fundit kampionale

Më: 14 maj 2019 Në ora: 16:30
Milot Rashica

Milot Rashica e ka lënë prapa krahëve sëmundjen që e pësoi së fundmi dhe është i gatshëm për ta ndihmuar Werder Bremenin në ndeshjen e fundit kampionale

Milot Rashica do të jetë në dispozicion të Werder Bremenit në ndeshjen e fundit kampionale në Bundesliga.

Futbollisti kosovar ishte i sëmurë në ndeshjen e fundjavës që shkoi ndaj Hoffenheimit, me ç’rast u detyrua ta linte fushën në minutën e 61-të, ndërkohë që e bëri një asistim në fitoren e ekipit të tij.

“Miloti është në rrugën e duhur. Ai do të ushtrojë me ekipin maksimumi të mërkurën”, ka thënë trajneri Florian Kohfeldt.

Dhe, duket se Rashica do të jetë i gatshëm për ndeshjen ën shtëpi ndaj RB Leipzigut fundjavën që vjen.

Të hënën e 20 majit, Werderi do ta mbyllë sezonin me një ndeshje miqësore ndaj VfL Oldenburg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat