Sezoni më i keq në karrierën e Ronaldos

Futboll

Sezoni më i keq në karrierën e Ronaldos

Më: 14 maj 2019 Në ora: 16:52
Cristiano Ronaldo

Kalimi i Kristiano Ronaldo nga Real Madrid tek Juventus ishte më shumë një sfidë e portugezit për të treguar sa vlen dhe si duhet të respektohet për atë që është i aftë të bëjë në fushë. Në sezonin e tij të parë të largimit nga “Bernabeu” u ndje jashtëzakonisht mungesa e tij. Sidoqoftë edhe për 34-vjeçarin nuk kanë shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme ngjarjet në Itali me fanellën e Juventusit. Ronaldo ka shënuar 28 gola në 42 ndeshje që ka luajtur në të gjitha kompeticionet me “Zonjën e Vjetër”. Në total janë 3556 minuta në fushë dhe është ende 5 gola larg vitit më të keq që kaloi në Madrid me fanellën e “Los Blancos”. Në sezonin e parë me Real Madridin, Ronaldo luajti 7 ndeshje më pak se këtë sezon dhe arriti të shënojë 33 gola. Mesatarja e golit është rritur me 34.2% më shumë sesa kur ishte në Madrid. Nga 1 gol për çdo 83.29 minuta, në 1 gol në 127 minuta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat