Kapet nga kamera referi legjendar anglez: Gëzohet e shfrenohet për suksesin e këtij ekipi

Futboll

Kapet nga kamera referi legjendar anglez: Gëzohet e shfrenohet për suksesin e këtij ekipi

Më: 14 maj 2019 Në ora: 18:39
Mike Dean

Tifozët e futbollit gjithnjë hamenden se kënd e mbështesin referët kryesorë të ligave ku marrin pjesë ekipet e tyre.

Kjo ndodh në veçanti në Premier Ligë, ku gabimet e referëve janë të përjavshme dhe e përcaktojnë suksesin e klubeve. Referët kishin dorë në 10 nga 13 titujt e Manchester United-it në Premier Ligë, ta zëmë.

Një prej më të komentuarve ka qenë pa pikë dyshimi edhe Mike Dean. Për Deanin është spekuluar se duhej të ishte tifoz i Tottenham Hotspur pasi kishte festuar derisa Mousa Dembele kishte shënuar kundër Aston Villas.

Por, tashmë Dean është kapur duke u gëzuar për një ekip tjetër.

Ai është parë duke u gëzuar pasi ekipi nga liga e katërt Tranmere Rovers shënoi ndaj Forest Green Rovers duke dalë në kategorinë e tretë angleze. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat