Batatina konfirmon mungesat

Futboll

Batatina konfirmon mungesat

Nga: Kemajl Goca Më: 14 maj 2019 Në ora: 18:43
Batatina konfirmon mungesat

Ndeshja kryesore do të zhvillohet nesër (16.00) në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, mes Llapit dhe Feronikelit, në kuadër të javës së 32-të (e parafundit) të elitës së futbollit të Kosovës.

Llapjanët luftojnë për vend të dytë, kurse Feronikeli për titullin e kampionit!  Feronikeli udhëheq renditjen me 74 pikë, ka dy më shumë se Prishtina dhe pesë se Llapi në pozitën e tretë. Kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina, konfirmon mungesat për sfidën me ‘Niklin’.

Synimi i Llapit është që të përfundojnë si nënkampion të Kosovës. “Ne do të luajmë si çdo ndeshje tjetër, duke u munduar të arrijmë sa më lart, të paktën pozitën e dytë në tabelë. I kemi dy mungesa, Eminin dhe Veliun por kemi lojtar të mjaftueshëm në skuadër”, thotë Batatina për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat