Konte dorëzoi listën për “interistët” e ardhshëm

Futboll

Konte dorëzoi listën për “interistët” e ardhshëm

Më: 14 maj 2019 Në ora: 19:31
Antonio Konte

E përditshmja italiane “Corriere Dello Sport” zbulon se trajneri Antonio Konte është shumë pranë stolit të Interit dhe në takimin me drejtorin sportiv Bepe Marota, ka dorëzuar lista e lojtarëve që dëshiron t’i sjellë tek Interi sezonin e ardhshëm. Në listë mësohet se janë emrat e sulmuesve Federiko Kieza, Romelu Lukaku dhe Edin Xheko. Me kërkesë të Kontes, klubi zikaltër është në kërkim të një mbrojtësi të djathtë, ku favorit është Mateo Darmian, që luan me Mançester Junajted. Në mesfushë kërkohet një emër “big”, ku synohet Kros, Rakitiç, Ndombele dhe Van de Beek. Në shënjestër janë Tomas (Atletiko Madrid) e Nikolo Barella (Kajlari). Synohet edhe Lusien Agoume, 17-vjeçari francez që luan me Sosho, që konsiderohet si pasardhësi i Pogba-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat