Neymar te Real Madrid, arsyet për të besuar te misioni i pamundur

Futboll

Neymar te Real Madrid, arsyet për të besuar te misioni i pamundur

Më: 14 maj 2019 Në ora: 19:51
Neymar

Siç qëndrojnë gjërat, një transferim i Neymar te Real Madrid nuk do të ndodhë këtë verë...vetëm nëse lojtari e kërkon me forcë. Kjo është mënyra e vetme që PSG të pranojë shitjen e yllit braziliani. 

Presidenti Florentino Perez është një tifoz i madh i lojtarit, i cili përveç talentit të madh do të sillte në Bernabeu edhe mundësitë e mëdha të marketingut. 

Ka akoma arsye që të bëjnë të besosh se marrëveshja mund të arrihet, ato janë më poshtë: 

Marrëdhënia e keqe me shokët e ekipit

Siç raporton edhe media franceze, marrëdhënia e Neymar me shokët e ekipi te PSG nuk është ideale. Konflikti më i madh është me partnerin e sulmit Edinson Cavani, ndërsa së fundmi ka shkëmbyer fjalë me Draxler. Rroga vjetore mbi 35 milionë euro e Neymar është gjithashtu një burim tensioni në dhomat e zhveshjes. 

Tension me pronarin Al Khelaifi

Neymar gjithashtu ka pasur mosmarrëveshje me pronarin e klubit Nasser Al Khelaifi, mbi të gjitha për rinovimin e Dani Alves. Klubi donte t’i ofronte një kontratë e cila do të varej nga ndeshjet e luajtura, por Alves nuk ishte dakord. Neymar ndërhyri dhe tani Alves është pranë rinovimit njëvjeçar me opsion për një vit të dytë. 

PSG nën mikroskopin e UEFA-s

Kjo është arsyeja më e fortë e një kalimi të mundshëm të Neymar në Madrid. UEFA po e vëzhgon me vëmendje gjendjen financiare të PSG. Deri tani, UEFA nuk ka gjetur asnjë shkelje, por inspektorët vazhdojnë të shikojnë regjistrat e klubit që nga sezoni 2017/18. Nëse PSG do të marrë ndonjë sanksion për parregullsitë në merkato, klubit do të detyrohet të shesë një prej yjeve. 

Akoma shumë larg Messit dhe Ronaldos

Teorikisht, Neymar u largua nga Barcelona për t’u shkëputur nga hija e Messi-t dhe për t’u bërë lideri i skuadrës së tij. Megjithatë, krejt e kundërta ka ndodhur. Shumë lojtarë të tjerë si Salah, Hazard apo Griezmann dhe Mbappe e kanë kaluar. Transferimi te Real do të jepte mundësinë të ringjallte veten dhe shpresat për një Top të Artë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat