Letra emocionuese e Tottit për De Rossin: Roma jonë... vëlla!

Futboll

Letra emocionuese e Tottit për De Rossin: Roma jonë... vëlla!

Më: 14 maj 2019 Në ora: 20:43
Francesco Totti, Daniele de Rossi

Kanë kaluar shumë vite bashkë, plot 17 të tilla... Një lidhje thuajse gjaku. Për kapitenin Francesco Totti ka ardhur dita t'i japë lamtumirën edhe "vëllait" të tij Daniele de Rossit, që largohet nga Roma në fund të sezonit. 

"Er Pupone" e bën nëpërmjet një letre të postuar në rrjetet sociale...

"Sot është një ditë e trishtë! Sot mbyllet në tjetër kapitull i rëndësishëm i historisë së As Roma, por sidomos e Romës... Romës tonë! Në këto vite, kemi kaluar shumë gjëra bashkë, jemi rritur bashkë, në fillim duke u bërë burra, më pas futbollistë dhe prindër".

"Por, e prisja këtë moment, sepse mos sot, nesër, do të vinte. Dua të them vetëm që ke qenë dhe do të jesh vëllai im i fushës. Të uroj më të mirën në çdo gjë që do të bësh... sepse jam i sigurt se do ta bësh ashtu si duhet, siç e ke bërë deri tani. Të dua shumë Dani. Ekzistojnë tifozë futbolli dhe ekzistojnë tifozë të Roma! Do të kthehemi të mëdhenj së bashku".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat