Interi "siguron" supertrajnerin, Juventusi u kujtua vonë. Marotta la me gisht në gojë Agnellin!

Futboll

Interi "siguron" supertrajnerin, Juventusi u kujtua vonë. Marotta la me gisht në gojë Agnellin!

Më: 14 maj 2019 Në ora: 21:10
Antonio Conte

Interi tashmë ka siguruar trajnerin e të ardhmes dhe ai është Antonio Conte. Sipas "Sky", tashmë ish-trajneri i Chelseat ka thënë "po" dhe do të fitojë 9 mln euro në sezon për katër vitet e ardhshme. Juventusi u kujtua shumë vonë dhe, nëse në takimin mes Allgerit dhe Agnellit nuk ka asnjë mundësi vazhdimi të raportit, "Zonja" nuk mund të bëjë asgjë për ish-trajnerin e rilindjes pas ngjtijes nga Serie B.

"Si do të shihte në sy Zhang, Marotta dhe Ausilio nëse e pret në besë Interin?!", shkruan Gianluca di Marzio, eksperti i "Sky".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat